Nuk kanë të ndalur lajmet e hidhura për Barcelonën

23:40 | 06 Nëntor 2021

Barcelona ka humbur 130 milionë euro nga sponsorët pas largimit të Leo Messit.

Barcelona është në një situatë pothuajse dëshpëruese, dhe arsyeja kryesore është se nuk ka më një nga futbollistët më të mirë të historisë – Lionel Messin.

Përveç cilësive futbollistike të asit argjentinas, tashmë klubit i mungon ajo që sjell Messi si markë dhe milionat që klubi katalanas ka grumbulluar fal tij.

Edhe pse argjentinasi ishte gati të hiqte dorë nga gjysma e rrogës, Barcelona nuk mundi t’ia paguante as atë, ndaj tani i kushton me 130 milionë euro humbje.

Borxhi i Barcelonës është rreth 1.4 miliard euro dhe goditja për klubin është edhe më e madhe pasi sponsorët po heqin dorë nga katalanasit.

Përkatësisht, para se Messi të largohej në PSG, Barcelona nënshkroi një kontratë me një kompani që tregton kriptovaluta, por kur morën vesh se argjentinasi po largohej, hoqën dorë nga bashkëpunimi që supozohej t’u sillte katalanasve 70 milionë euro.

Ndërkohë një kompani indiane që merret me edukimin online ka hequr dorë dhe ka ndryshuar mendje edhe para se të lidhte një kontratë prej 60 milionë euro.

Financat e Barcelonës me largimin e tij sigurisht që janë bërë edhe më keq pasi publiku nuk i di rrethanat e tjera rënduese që po kalon klubi me largimin e Messit.

Komento: