Nuk këndellet Roma, pëson humbje edhe ndaj Venezias

14:43 | 07 Nëntor 2021

Roma pëson humbje tjetër, kësaj radhe mposhtet nga Venezia.

Roma ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A, ku kësaj radhe janë mposhtur në udhëtim te Venezia 3-2.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me rikthime në rezultat nga të dyja skuadrat.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, kur mbrojtësi Mattia Caldara realizoi për 1-0 pas asistimit nga Aramu në minutën e tretë.

Giallorosët shtuan sulmet dhe golin e barazimit 1-1 e gjetën dy minuta para fundit, kur realizoi gol Eldor Shomuroudov.

Realizuesi i golit të parë, asistoi katër minuta më vonë për anglezin Tammy Abraham që shënoi për epërsinë e parë të Romës 1-2.

Me epërsinë minimale të Romës u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Në minutën e 65-të, vendasit fituan penallti të cilën në gol e shëndrroi Aramu për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Ndërkohë golin e fitores Venezia e gjeti në minutën e 74-të, kur realizoi sulmuesi nigerian Okereke për 3-2.

Me këtë fitore Venezia ngritët në vendin e 14-të në tabelë me 12 pikë, derisa Roma mbetet e pesta me 19 sosh.

Komento: