“Nuk më intereson nëse kualifikohet Barcelona, objektivi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve”

23:46 | 07 Dhjetor 2021

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pyetur rreth Barcelonës, ngase nesër kanë ndeshjen vendimtare për kualifikimin për fazën tjetër.

Real Madrid mposhti Interin me rezultat 2 – 0 në “Santiago Bernabeu” për t’u kualifikuar tutje si lider nga grupi D.

Pas ndeshjes, Ancelotti është pyetur rreth situatës të Barcelonës, duke thënë se nuk i intereson, mirëpo do e shikoi ndeshjen, përcjell lajmi.

“Nuk më intereson se çfarë ndodh te Barcelona, a kualifikohen në raundin e 16-të ose jo, por do shikojë ndeshjen sepse e dua futbollin”.

“Objektivi ynë personal është të fitojmë turneun, kualifikimi për fazën tjetër nuk ishte”, tha ai.

Ndërkohë, të hënën do hedhet shorti, aty ku do mësohet se kush do jetë kundërshtari i radhës për “Los Blancos”, që në vikend i pret një ndeshje e vështirë me rivalin lokal, Atletico Madrid.

Komento: