Nuk mjafton klasi i Neymar, beteja e parë i takon Cityt

23:15 | 28 Prill 2021

Manchester City e ka mundur 2-1 në “Parc des Princes” Paris Saint Germainin.

Manchester City i Pep Guardiolës e ka shokuar Paris Saint Germainin e Pochettinos.

City ka arritur që të triumfojë midis Francës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2-1 PSG-në.

Në “Parc des Princes” u zhvillua një ndeshje fantastike me dominimin e skuadrave në secilën pjesë dhe dallimi ishte se City i shfrytëzoi rastet.

Pjesa e parë i takoi PSG-së, që pas rasteve të shumta, arriti që të realizojë vetëm njëherë.

Marquinhos shënoi për 1-0 në minutën e 15-të.

City u këndell në pjesën e dytë dhe u tregua me klinikal se PSG, duke shënuar dy herë brenda pak minutave, derisa krijoi shumë raste.

Kevin De Bruyne barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 64’, derisa për fitoren shënoi Riyad Mahrez.

Ai realizoi për 2-1 në minutën e 71-të.

PSG më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Idrissa Gana Gueye është përjashtuar direkt me të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në Gundogan.

Kështu, City arriti që të ruajë këtë epërsi dhe të mendojë për ndeshjen e kthimit nga një pozitë shumë e favorshme dhe për më shumë, do ta zhvillojë ndeshjen në shtëpi.

Komento: