Nuk ndalet Milan, vjen me transferim të madh nga Spanja

20:46 | 03 Janar 2020

Sot,Ibrahimoviçi përfundoi rikthimin e tij në AC Milan. Sidoqoftë, nuk ka kohë që Boban dhe Maldini të shijojnë transferimin, pasi ata do të vazhdojnë të punojnë për përforcimin e skuadrës këtë muaj.

Sipas vështrimit të tyre, nënshkrimi i tyre i radhës do të jetë një mbrojtës,përcjell ORAinfo.

I riu i Barcelonës, Todibo, mbetet zgjedhja e tyre e parë, por pa dyshim jo i vetmi që Milani po mban në listë për rolin e qendërmbrojtësit.

Në çdo rast, kuqezinjtë do të sjellin një mbrojtës këtë muaj, pasi mbrojtja ka qenë e dobët deri tani./ORAinfo/

Komento: