Nuk ndalet Real, siguron finalen në Kupën e Mbretit

22:00 | 08 Janar 2020

Real Madrid, ka kaluar në finale të Super Kupës së Mbretit.

Real Madridi ka arriture të shënojë fitore në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Valencias me rezultat 3-1.

Sistemi me katër ekipe në Superkupën e Spanjës është duke u përdorur për herë të parë, ndërsa po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ndeshja u zhbllokua shpejt, që në minutën e 15-të, kur Toni Kroos arriti të shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit.

Mesfushori gjerman e zuri në befasi portierin dhe mbrojtjen e Valencias me një goditje të shpejtë dhe direkt nga këndi.

Nuk vonoi shumë dhe Real Madridi e shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Isco që pranoi një top të kthyer dhe me një goditje të bukur e dërgoi skuadrën e tij në pushim me rezultat 2-0.

Forma e mirë e mbretërve vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Zhvillohej minuta e 65-të e takimit, kur Luka Modric shënon një gol shumë të bukur me një goditje të saktë (3-0).

Krejt çka mundi të bëjë Valenica ishte një gol në kohën shtesë i shënuar nga Dani Parejo nga pika e bardhë.

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, ku e pet fituesin e ndeshjes së dytë që zhvillohet të enjten mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Komento: