
Ronaldo ia ka huqur me goditjet e tij.
Dikur ishte mbreti i goditjeve të lira, por Cristiano Ronaldo në Juventus është shndërruar një goditës të keq.
Sipas statistikave të tij në Juventus, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë nga goditja e dënimit në 72 tentime.
Atë gol e ka shënuar kundër Torinos në fitoren 4:1 të Juventusit.
Sa ishte në Real Madrid dhe Manchester United, Ronaldo ka shënuar disa gola epike nga goditjet e lira.