Nuk po duron më, ky lojtar dëshiron largimin nga Real Madrid

23:31 | 19 Shtator 2021

Isco, është ende i pakënaqur në Real Madrid pavarësisht kthimit të Carlo Ancelotti thotë Calcio Mercato.

29-vjeçari është pak më i kënaqur me italianin, i cili e ka sjellë atë nga i ftohti që kur zëvendësoi Zinedine Zidane, por ai është ende i etur për t’u larguar nga Santiago Bernabeu, përcjell ORAinfo.

Isco do të bëhet një agjent falas në qershor 2022, dhe Juventusi dhe Milani po tregojnë interes për shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: