
Vinicius Junior, mund të jetë subjekt i një lufte ofertash këtë janar, pasi që braziliani është i pakënaqur në Real Madrid.
Sulmuesi 19-vjeçari nuk ka shënuar shumë gola te gjigantët spanjollë dhe ndjehet i lëshuar nga trajneri Zinedine Zidane, sipas Eldesmarque, përcjell ORAinfo.

Ajo ka bërë që një numër i klubeve të shprehin një interes për të, duke përfshirë edhe Arsenalin, Chelsea, Tottenham, Manchester United dhe Wolves nga Premier League.
Paris Saint-Germain, Inter dhe Roma gjithashtu mendohet se janë të etur për blerjen e shërbimeve të tij, nëse Madridi lejon ikjen e tij./ORAinfo/