“Nuk po muj me besu qe i bom 4 muaj bashkë”, Fifi publikon fotografinë me të ëmbël me djalin

21:54 | 23 Maj 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raç-Fifi së fundmi u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Adish Patushi mirëpriten djalin që e pagëzuan me emrin – Theo Mal Patushi.

Menjëherë pas lindjes, këngëtarja është bërë aktive në rrjetet sociale duke treguar se po e shijon ndjesën si nënë, përcjell ORAinfo.

Ndërsa sot ajo ka publikuar një fotografi ku tregon se ka dalë me djalin e tij me shetit.

“Nuk po muj me besu qe i bom 4 muaj bashkë Theo, ti je dashnia bir”, ka qenë përshkrimi që Fifi i ka bërë fotografisë ku shfaqet duke e shëtitur djalin e saj.

Kaq e lumtur po duket ajo në shoqëri të djalit të saj. /ORAinfo/

Komento: