Nuk po ndalen telashet për Interin, lëndohet edhe ky super-lojtar

20:39 | 06 Korrik 2020

Duket se për Interin telashet nuk po kanë të ndalur.

Lajme edhe më të këqija për Antonio Conte pasi mesfushori i Interit Nicolo Barella është jashtë fushave me një dëmtim të muskujve në kofshën e tij të djathtë.

Mesfushori nuk morri pjesë në humbjen 2-1 kundër Bolognas mbrëmë dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme këtë mëngjes.

Klubi ka njoftuar se 22-vjeçari vuan një tërheqje muskulore nga aduktorët e kofshës së tij të djathtë dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e tij.

Por, italiani nuk pritet të luajë në ndeshjet e radhës të Nerazzurrit kundër Hellas Verona dhe Torino.

Komento: