Nuk po sheh dritë me sy te Reali, ja ku po transferohet Jovic

22:32 | 22 Shtator 2021

Luka Jovic, vazhdon të jetë një futbollist dytësor në Real Madrid pavarësisht largimit të Zinedine Zidane nga skuadra madriliene, pasi me ardhjen e Carlo Ancelotti situata e tij mund të thuhet se është përkeqësuar.

Futbollisti serb nuk hyn në planet e italianit dhe kemi parë sesi minutat e tij janë të pakta në këtë fillim sezoni, kjo ka bërë që disa klube të interesohen për të dhe të duan ta largojnë atë nga Chamartín në merkaton e janarit të ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Sipas ‘Eurosport’, serbi do të fillojë të ketë në mendje opsionin për të dalë në tregun e ardhshëm të transferimeve në kërkim të një ekipi që vërtet i beson atij si titullar dhe ata zbulojnë se si Arsenali ashtu edhe West Ham United mund të jenë të gatshëm të negociojë me meringues një transferim të mundshëm deri në fund të këtij sezoni.

Futbollisti merengues pavarësisht se është zëvendësues nën urdhrat e Ancelottit, vazhdon të ketë një poster të mirë në Evropë dhe e ardhmja e tij e afërt mund të jetë në Premier League, një ligë që do të përshtatet me kushtet e tij fizike më mirë sesa konkurrenca spanjolle./ORAinfo/

Komento: