Nuk po vaksinohet, Bayerni i hakmerret keq Kimmichit

12:50 | 28 Nëntor 2021

Kimmich nuk pranon të vaksinohet, Bayern gjen zgjidhjen, lojtarit i vendos gjobë.

Joshua Kimmich nuk ka pranuar të vaksinohet dhe është duke u përballur me gjoba të mëdha nga klubi i tij.

Ylli i kombëtares gjermane është infektuar me Covid-19 dhe është njohur menjëherë me gjobën e tij, një shifër që shkon deri tani në 786 mijë euro.

Lojtarit të Bayernit do i mbahet nga paga kjo shifër që nuk është aspak e vogël.

Sipas mediave gjermane, raportohet se gjoba për Kimmich do të rritet në vazhdim deri në momentin që lojtari të kalojë Covid dhe të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Edhe lojtarët që qëndrua në karantinë prej infektimit të Kimmich, Choupo-Moting, Gnarby, Musiala dhe Cuisance po ashtu nuk do të paguhen për ditët e izolimit

Komento: