Nuk pritej, Neymar jep lajmin e papritur

20:20 | 10 Tetor 2021

Neymar ka dhënë një lajm të papritur.

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, ka dhënë një intervistë për DAZN dhe ka konfirmuar se Kupa Botërore 2022 në Katar do të jetë e fundit që ai do të luajë,përcjell ORAinfo.

“Nuk e di nëse kam forcën mendore për t’u marrë më shumë me futbollin. Katar 2022 do të jetë Kupa ime e fundit Botërore ”,ka thënë braziliani.

Neymar pohon se është shumë e vështirë për të që të merret me botën e futbollit, pasi përfshin lodhje të madhe mendore që ai nuk është i gatshëm të marrë përsipër për shumë më gjatë. Gjithçka tregon se braziliani do të largohet nga futbolli në moshë të re, gjë që është mungesë për skenën e futbollit, pasi lojtari i PSG është një nga futbollistët më spektakolarë në botën e futbollit./ORAinfo/

Komento: