Numër i madh i të vdekurve nga koronavirusi, futbollisti i njohur vjen me mesazh prekës

22:02 | 09 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur shumë vende të botës ku kanë humbur jetën një numër i madh i njerëzve.

Sulmuesi i Sasuolos, Françesko Kaputo i ka dhënë kurajo popullit italian në një moment tepër të vështirë për vendin teksa është gjunjëzuar për shkak të koronavirusit të tmerrshëm.

32 vjeçari shënoi gol në ndeshjen e sotme kundër Brescias, e cila u luajt pa praninë e tifozëve, dhe vrapoi te pankina për të marrë një letër që shkruante: “Gjithçka do të shkojë mirë. Qëndroni në shtëpi.”

Ky mesazh mjaft domethënës vjen në një moment kur qytetarët italianë i ka zënë paniku, duke qenë se koronavirusi i ka marrë jetën 463 personave dhe ka infektuar më shumë se 7000.

Komento: