Numri i kurorëzimeve brenda një viti, kjo komunë zë vendin e parë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Numri i kurorëzimeve brenda një viti, kjo komunë zë vendin e parë

18:12 | 06 Korrik 2022

Afro 20 mijë çifte janë kurorëzuar vitin që lamë pas.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2021.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2021 janë kurorëzuar 19.697 çifte bashkëshortore.

Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej 18.131, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1.566.

Prizreni zë vendin e parë me 1,673 raste të kurorëzuarve apo 8.5%, kurse Ranillugu është komuna në të cilën nuk është shënuar asnjë rast kurorëzimi.

Vendin e dytë e zë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaji me 1,117 apo 5.7 %.

32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.

Komento: