“Nuri” i dashurisë e ka zbukuruar edhe më shumë Fifin, në kompletet të zeza ajo bën dritë

20:59 | 12 Mars 2022

Filloreta Raçi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Ajo vazhdon të sjellë këngë të reja, derisa projekti i fundit që e lansoi me emrin “Hana”, ka thyer çdo rekord edhe përtej kufijve shqiptar, shkruan ORAinfo.

E duket se dashuria atë e frymëzon që të bëjë e të kompozojë këngë të pavdekshme. Muaj më parë ajo përmes disa fotove zbuloi që është në lidhje me ish-burrin e modeles,Adrola Dushit, Adis Patushi.

Dyshja në fjalë shihen së bashku në çdo moment, derisa Fifi tregon se atë e ka krah të djathtë.

E nuri i Dashurisë duket se i shkon Fifit, pasi që në paraqitjen e fundit, ajo ka shkëlqyer në komplete të zeza./ORAinfo/

Komento: