Nushi i PSD-së: Kurti ka kapitulluar

20:33 | 18 Maj 2024
nushi-i-psd-se:-kurti-ka-kapitulluar


Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve.

Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për “Front Online” ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga pushteti duhet të refuzohen.

“Zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga pushteti duhet të refuzohen. Vetëm organizimi opozitar mund të arrijë të bëjë ndryshimin. Çka do tjetër veç është riprodhim i katër viteve të fundit”, deklaron Nushi.

Kritika për punën e pozitës ka shprehur Nushi. Ai thotë se mënyra si është sjellë opozita ka qenë plotësisht e kundërta çfarë është dashur të bëjë dhe se Kurti përmes opozitës po kërkon zgjedhje për ti mbuluar dështimet në dialog.

“Çfarë ka bërë opozita ka qenë plotësisht e kundërta. Konstruktiviteti i përçudnuar që ia kanë ofruar Kurtit tash që ai kërkon zgjedhje për të mbuluar dështimet në dialog, organizim shoqëror e së fundmi në anëtarësim në Këshill të Evropës, po i qon drejtë e në vallen e tij. E nga kjo valle, fitues del veç pushteti’’ thekson ai.

Nushi i PSD-së thotë se Kurti ka kapitulluar në dialog dhe ekonomi, dhe se opozita qysh dje do të duhej të kërkonte zgjedhje;

‘’Çfarë i ka munguar Kosovës për gati katër vite qeverisje të Kurtit është një opozitë koherente dhe konsistente karshi një qeverisje jashtëzakonisht të dëmshme e të rrezikshme. Nga një pozitë e tillë politike, opozita do të duhej të shkaktonte zgjedhjet qysh dje. Kurti ka kapitulluar në dialog, ka stagnuar e përkeqësuar ekonominë, arsimin e shëndetësinë. Këto do të ishin arsye të mjaftueshme që të ketë organizim opozitar që ofron alternativë përkundër keqqeverisjes’’ shton ai.

Ai ka deklaruar se PSD do të merr pjesë në zgjedhje.

‘’PSD do të marrë pjesë në zgjedhje’’ deklaron ai.

Nushi për fund thotë se Kurti ka synim të kap çdo institucion dhe të nënshtroj zërin opozitar.

‘’Kurti i është futur një kornize të dialogut nga e cila pashmangshmërisht del Asociacioni. Në anën tjetër, siç e kemi parë me Byronë për Konfiskim të Pasurisë, vetingun në drejtësi, kapjen e KPK-së e sulmet e vazhdueshme ndaj çdo grupi shoqëror që e kritikon, ai synim ka të kap çdo institucion, të shtroj ndikimin në çdo dimension shoqëror e të nënshtroj e intimidoj zërin opozitar’’, tha ai.

Noli deklaron se kritika e PSD-së për pushtetin e Kurtit ka dalë plotësisht e saktë dhe se këtë kritikë synojnë ta sjellin në Kuvendin e Kosovës.

‘’Kritika e analiza e jonë ndaj këtij pushteti ka dalë plotësisht e saktë. Këtë kritikë e këtë zë opozitar synojmë ta sjellim në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Kuvendit i mungon opozita e vërtetë. PSD është opozita e vërtetë’’ përfundon zyrtari i PSD-së për Front Online.

Komento: