Nushi: Mos të shitet Kurti se s’ka bërë kompromise

19:14 | 20 Tetor 2023
nushi:-mos-te-shitet-kurti-se-s’ka-bere-kompromise

Nol Nushi nga PSD-ja, ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë kompromise në kurriz të Kosovës.

“I ka bërë Kurti 5 marrëveshje deri sot, për targat, për letërnjoftimet, për energjinë e të tjerë, që të gjitha janë kompromise në kurriz të Kosovës, që të gjitha janë kompromise. Mos të shitet Kurti se s’ka bërë kompromise. Është rrenë, është popullizëm me dalë me thanë që shkojë negociata dhe nuk lëshojë pe në asgjë sepse nuk ekzistojnë negociatat kështu. Kur shkon në negociata duhesh të jesh i qartë se do të japësh diqka. Problemi i z. Kurti është që ka gjetë metodën më të keqe për të bërë këtë Asociacion i cili ka me ardhë. Tanimë ky nuk ka dorë në hartimin e tij sepse kredibiliteti i tij në bashkësinë ndërkombëtare është për toke”, ka thënë Nushi.

Komento: