Nusja prish fustanin e 12 mijë dollarëve, arsyeja qesharake

17:11 | 09 Gusht 2019

Gjetja e një fustani perfekt për dasmë është konsumim i energjisë dhe kohës.

Pasi të gjendet, ky fustan duhet të trajtohet me kujdes të veçantë për tu siguruar që asgjë nuk do t’i ndodh deri në ditën e dasmës.

Fatkeqësisht, tmerri mund të hyj në çdo kohë – pasi që një nuse filloi një dietë për t’i hequr toksina që eventualisht ia shkatërroi fustanin e 12 mijë dollarëve, raporton “Metro News”.

Dasma kishte filluar dhe çdo gjë po shkonte mirë, deri kur erdhi koha e prerjes së tortës – deri kur planifikuesja e dasmës e pa që diçka nuk është në rregull, transmeton lajmi.

Dhe doli që nusja kishte pasur problem me gazra dhe e humbi kontrollin, dhe situata shkoi nga e keqja në tmerr. Ajo kishte marr ilaç për të parandaluar fryrjen në barkë, por kjo i ka shkaktuar më shumë përzierje duke çuar deri tek e papritura – diarrea.
Për shkak se fustani ishte shumë i komplikuar dhe kërkonte kohë për ta hequr, ajo nuk kishte mundur të duronte dhe kështu fustani i nusërisë u shkatërrua.

Por me sa duket nusja ishte e guximshme, ju tha që dasma të vazhdonte. Diarrea kishte mbetur në manikyrinë e saj. Ajo arriti të shkonte deri te burri i saj i cili nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, por pasi e zbuloi menjëherë u mundua që ta mbulonte.

Dasma u përmbyll me të gjitha ceremonitë, por kjo nuse nuk do ta harroj asnjëherë tmerrin që ka përjetuar.

Komento: