Nxehet Albin Kurti, e quan Thaçin “president helaq”: Po piskasin Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!

12:27 | 28 Maj 2020

Po vazhdon përplasja në distancë mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj intervistës së presidentit Hashim Thaçi, me një gjuhë mjaft të ashpër.

Madje, ai e ka quajtur “president helaq”, duke shtuar më pas se po synojnë që me presion mbi GJykatës Kushtetuese të “rikthehen”.

Madje, Kurti ka thënë se Thaçi po e dëmton imazhin me Amerikën duke e keqpërdorur, sipas tij, si strehë.

Ja reagimi i plotë i Kurtit:

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Komento: