Nxënësi hedh gaz lotsjellës në një shkollë

10:02 | 18 Mars 2023

​Nxënësi hedh gaz lotsjellës në një shkollë në Mitrovicë.

Një nxënës në fshatin Kqiq të Madh në Mitrovicë të premten ka hedhur gaz lotsjellës në shkollë.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari.

Policia e ka iniciuar rastin si “përdorim i armës” dhe ka intervistuar atë e dy dëshmitarë.

“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 17.03.2023-11:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Komento: