“O çapaçul…”, Noizy ka dy fjalë për Luizin

10:53 | 28 Prill 2023

Refreni që na sjell në mendje direkt Luizin dhe Noizyn. Reperi solli një super hit “Jena Mbretër 2” dhe Luizi u bë shumë viral me të dhe një kërcim që bënte në shtëpi.

Gjë që edhe Noizy e përkrahu duke e publikuar në Instagramin e tij.

Nga ana tjetër, fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar edhe vetë Luizi.

Teksa ndodhej në shtëpinë e BBVA duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha”, Luizi tha:

“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!”-tha Luizi.

Komento: