OBSH-ja e shqetësuar rreth vaksinës anti-covid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

OBSH-ja e shqetësuar rreth vaksinës anti-covid

18:41 | 16 Nëntor 2020

E gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka kohë për vetëkënaqësi në përballjen me koronavirusin, pavarësisht lajmeve pozitive lidhur me vaksinat anti-covid.

“Tani për tani jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e rasteve të COVID-19 që po i shohim në disa vende”, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Tëitter gjatë së hënës.

“Veçanërisht në Evropë dhe SHBA, punonjësit dhe sistemet mjekësore po luftojnë në kulmin e pikut”, ka thënë ai tutje, shkruan Reuters.

Deri më tani janë regjistruar mbi 54 milionë persona të infektuar me COVID-19 në tërë botën. Mbi një milion kanë vdekur.

Komento: