OBSH kërkon nga udhëheqësit e Samitit G20 të ndajnë vaksinat antiCovid në mënyrë të drejtë

22:36 | 21 Nëntor 2020

OBSH kërkon të ndajnë vaksinat antiCOVID në mënyrë të drejtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të ndajnë vaksinat kundër koronavirusit në mënyrë të drejtë.

Kreu i OBSH-së këtë thirrje e bëri sot gjatë takimit virtual të Samiti G20, shkruan CNN.

Ndarja e drejtë e vaksinave është thelbësore ndaj gjendjes pandemike dhe një rimëkëmbje e më e shpejtë globale,” tha Tedros gjatë fjalimit të tij.

Tedros tha se ka nevojë për një investim të menjëhershëm prej 4.5 miliardë dollarë për vaksinat.

Samiti i Grupit 20, ose G20, është një mbledhje e liderëve botërorë për të diskutuar çështjet ndërkombëtare.

Tedros vuri në dukje se G20 e cila përfaqëson dy të tretat e popullsisë së botës dhe 80% të ekonomisë globale do të luajë një rol jetik në jo vetëm përfundimin e pandemisë së koronavirusit, por parandalimin e pandemive në të ardhmen.

“Për të parandaluar shpërthimet e ardhshme dhe ndikimin e tyre në jetë, jetesë dhe ekonomi, të gjitha vendet duhet të investojnë në gatishmëri dhe mbulim universal shëndetësor,” tha ai.

Komento: