Oferta e “çmenduar” e Chelseas për Iscon

10:48 | 21 Dhjetor 2019

Chelsea ia ka nisur ofertën e parë Realit.

Chelsea thuhet se ka nisur një ofertë prej 50 milionë euro për yllin e Real Madrid, Isco.

27 vjeçari ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Bernabeu, pasi nuk arrinte të bindte trajnerin Zinedine Zidane për të qenë startues në formacion te Real Madrid.

Arsenal gjithashtu ka qenë i prirë të sjellë spanjollin në ‘Emirates Stadium’, por mungesa e fondeve mund t’i shkatërrojë shpresat e tyre.

El Desmarque pretendon se Chelsea tashmë kanë provuar të mposhtin Arsenalin në këtë garë.

Gazeta spanjolle raporton se Chelsea të hënën ka paraqitur një ofertë te Real Madrid për Iscon.

Chelsea që së fundi ka rifituar të drejtën për transferime, është duke pritur përgjigje nga Real Madrid.

Komento: