Oferta e “çmendur” e Juventus për Pogban

10:31 | 04 Janar 2020

Juventus me ofertë të re.

Juventus raportohet se janë gati të ofrojnë një lojtar plus para për Manchester United për të provuar një rikthim sensacional të Paul Pogbas në Torino.

Raportet e Pogbas me Manchester United janë trazuar, dhe Juventus janë të gatshëm të provojë një ofertë me përfshirjen e Adrien Rabiot dhe para, që do të shkonte në total prej 100 milionë euro.

Rabiot nuk e ka filluar mirë aventurën te Juventus që pas transferimit nga PSG, dhe Juventus shpreson që mund të arrijë një marrëveshje për rikthimin e Pogbas, aty ku shpenzoi katër vjet, transmeton lajmi.

Pogba ishte larguar nga Manchester United si lojtar i ri në një transferim falas drejt Juventus.

Ai u rikthye në ‘Old Trafford’ në vitin 2016, kur ‘Djajtë e Kuq’ paguan 105 milionë euro për kartonin e tij.

Komento: