Olivier Giroud ka arritur te Milani dhe i ka filluar stërvitjet

18:07 | 27 Korrik 2021

Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud, ka arritur në Milanello për t’i filluar përgatitjet parasezonale te Rossonerët.

Sipas Calciomercato.com, ish-futbollisti i Chelseat do t’i fillojë stërvitjet për herë të parë me skuadrën e re, pas kompletimit të transferimit për dy milionë euro nga Stamford Bridge.

Francezi, i cili kishte shënuar 39 gola në 119 paraqitje gjatë karrierës me Blutë, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin italian.

Tuttosport raporton se ai do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen miqësore kundër Nice që zhvillohet të shtunën.

Në vazhdim, Rossonerët do të takohen me Valencian, Real Madridin dhe Panathinaikosin, gjatë përgatitjeve parasezonale.

Komento: