Olta befason, ka dy fjalë për Luiz Ejllin

11:51 | 25 Prill 2023

Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllit.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”. Aktorja ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me banorët e tjerë e veçanërisht me Luiz Ejllin.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi”, tha Gixhari.

Olta është gjykuar shumë në momentin që ka dalë nga shtëpia Amosi, miku i saj. Ka pasur nga ata që e kanë vënë në dyshim sepse ajo nuk kishte qarë më parë brenda në shtëpi, as kur pa videon e djalit. E përlotur në studio, Olta është shprehur.

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve”, tha aktorja

Komento: