
Situata në Big Brother VIP Albania është duke vazhduar që të jetë e tensionuar.
Shkak është bërë komunikimi i zarfit të produksionit për personat që I thyen rregullat.
Por, siç duket ata po kanë informacione ende pa ardhur komunikimi zyrtarë. Kjo pasi nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullon një video, ku shfaqet Olta, e cila i tregon Deas se ka ikur Valbona, por kjo deklaratë u bë para se të hapej zarfi në shtëpi.

Armaldo Kllogjeri (Maestro) pyet Oltën nëse ka ardhur zarf, e kjo e fundit i pohon. Më pas, Olta i kërkon Deas që të mos e diskutojnë atë që u tha mes tyre.
Kjo lë shumë dyshime mbi lojën e Oltës, e nëse ajo po ndihmohet apo udhëzohet nga dikush tjetër.
VIDEO:
