Operohet me sukses ylli i Romës

20:18 | 13 Janar 2020

Zaniolo ka përfunduar me sukses operimin në gju.

Roma ka konfirmuar që Nicolo Zaniolo është operuar pas lëndimit të miniskusit të gjurit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit

Zaniolo u largua në minutën e 36-të të ndeshjes pasi që kishte këputur ligamentet e gjurit të tij të djathtë si dhe kishte një dëmtim edhe të miniskusit.

Giallorossi kanë postuar në faqen e tyre në Twitter se mesfushori ofensivë i është shtruar me sukses operimit të gjurit të tij.

“Të hënën në mbrëmje Nicolo Zaniolo ka operuar ligamentin e gjurit të tij të djathtë si dhe ka pas një operim edhe në miniskusin e jashtëm”, shkruan në deklaratë.

“Operimi është bërë nga profesor Mariani me sukses. Zaniolo do të vazhdojë tretmanin edhe nesër”.

Sipas Romës, rikuperimi i plotë nga një lëndim i tillë merr në përgjithësi katër deri në gjashtë muaj, kështu që pritet që 20 vjeçari të mos paraqitet as në Euro 2020 me Italinë në verë.

Komento: