Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Opozita në Shqipëri furnizohet me “municioni” nga Kosova për protesta

08:28 | 16 Maj 2019

“Municioni” për protestat e opozitës shqiptare vjen nga Kosova.

Fishekzjarrët e kapsollat, si dhe materialet e tjera piroteknike, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla, të ndaluara në Shqipëri, por që po përdoren me shumicë në protestat e opozitës së këtij vendi po hyjnë ilegalisht nga Kosova.

Kështu ka pohuar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, të mërkurën, duke akuzuar, madje, se futja e tyre në Shqipëri po bëhet nga politika, shkruan Koha Ditore.

“Bateritë e fishekzjarrëve të ndaluar janë të gjitha të trafikuara, të futura në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale. Ndërsa transporti i tyre është realizuar nën koperturë politike si produkt i organizatave politike, kryesisht të PD-së”, tha ministri Lleshaj.

Burime të policisë shqiptare, përfshirë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit, kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se këto materiale të ndaluara dyshohet të kenë hyrë në Shqipëri nga Kosova në mënyrë ilegale, kryesisht nga kufiri i gjelbër, por edhe përmes pikë-kalimeve kufitare si në Tropojë e Has, por edhe në Kukës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!