Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit për COVID-19

16:46 | 11 Shtator 2020

Të hënën do të nis viti i ri shkollor në Kosovë.

Ora e parë e mësimit të hënën do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet në komunikatë.

Komento: