Orari i stërngarkuar, sëmurët infermierja e QKUK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Orari i stërngarkuar, sëmurët infermierja e QKUK-së

15:43 | 11 Qershor 2019

Një infermiere është sëmurë pas një orari pune të stërngarkuar.

Puna 12 orësh ka bërë që Infermierja e QKUK’së, Luljeta Musliu, të përfundojë si paciente.

Infermierja e repartit të Hemodializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, u sëmurë dje

“Pas një dite 12 orëshe dhe të stërngarkuar me punë në mungesë të Infermiereve, pason ky shpërblim. Mbi të gjitha ose e kisha dorën e lehtë sic thonë pacientët ose nuk ndjeva dhimbje nga lodhja”, ka deklaruar ajo.

Musliu thotë se punën e njëjtë të ngarkuar do ta ketë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa shpreson se kjo situatë do të ketë përmirësim.

SHSKUK së fundmi ka hapur një konkurs për 100 infermierë të kategorive të ndryshme, por kjo nuk do të mjaftoj për t’i mbuluar nevojat e klinikave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!