Organizoi aheng me 200 persona në kohë pandemie, ja çka me organizatorin

10:32 | 07 Dhjetor 2020

Organizoi aheng me 200 persona në kohë pandemie, arrestohet i dyshuari në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Vushtrri, për shkak se kishte organizuar aheng me rreth 200 persona duke rënë në kundërshtim me masat e lëshuara nga Qeveria.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Duhet përkujtuar se si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 dhe situatës së rënduar nga ky virus Qeveria pati ndaluar tubimin e shumë personave në një hapësirë të njëjtë.

Komento: