“Orhani” sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Orhani” sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

17:38 | 18 Dhjetor 2019

Ai, është njëri ndër figurat më të dashura për publikun.

Njëri ndër aktorët më të njohur dhe të pëlqyer në mbarë trojet shqiptare.

Fatmir Spahiu sot feston ditëlindjen e 37-të. Këtë e ka bërë të ditur vet aktori në rrjetin social Instagram.

“Me hapa te sigurt vazhdojme tutje…”, ka shkruar Bufi në Instagram. Gjatë ditës, Bufi ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e tij.

Fatmiri për publikun shqiptar, i njohur më shumë u bë me rolin e tij si “Orhan Bobaj” në serialin e famshëm “Kafeneja Jonë”. Por, aktori arrin që gjithmonë të mbledhë numër të madh të fansave me çdo rol që e luan.

Përveç, sukseseve në pune, aktori gëzon edhe një jetë të lumtur familjare, ai është i martuar prej vitesh me Zanën dhe nga kjo martesë ata kanë dy djemë, Malin dhe Lisin.

Komento: