Osasuna – Real Madrid mund të anulohet, kjo është arsyeja

12:11 | 09 Janar 2021

Gjatë natës së mbrëmshme klubi i Real Madrid ka mbetur 4 orë në aeroplan, pasi që nuk dihej nëse do të anulohej edhe udhëtimi i tyre për në Pamplona.

Osasuna do të presë Real Madridin për ndeshjen e javës së 18-të në La Liga, të dyja me qëllimin për të dal me pikë nga ky takim.

Gjithë fluturimet e planifikuara për në Pamplona nga Madridi janë anuluar dje për arsye të motit të keq dhe stuhive të shumta, transmeton lajmi.

AS raporton se ndeshja e sotme mes Osasuna dhe Real Madrid do të luhet nga ora 21:00, mirëpo moti do të jetë shumë i keq dhe do të ketë borë në stadium.

Megjithatë, Osasuna kanë punsuar një personel të veçantë të angazhuar vetëm për të hequr borën nga fusha para duelit.

Komento: