Osmani e kabineti qeveritar bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës në Kosovë

10:33 | 27 Prill 2024
osmani-e-kabineti-qeveritar-bejne-homazhe-per-te-pagjeturit-e-luftes-ne-kosove

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe te memoriali për të Pagjeturit, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se edhe pas kaq vitesh, Serbia vazhdon me krimin e njëjtë duke i fshehur personat e zhdukur me dhunë. Liria sipas Osmanit do të jetë e plotë kur të kthehen edhe personat që figurojnë të zhdukur.

“Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim që kanë humbur më të dashurit, familjen nuk kanë se ku t’i vendosin kurora me lule. Siç po e shohim edhe nga shoqatat e personave të zhdukur, një numër i madh i tyre janë fëmijë të vegjël. Edhe sot Serbia vazhdon të flejë mbi varreza. Njëherë e kreu krimin dhe më pas bëri çmos që ta fsheh krimin edhe 25 vjet më pas vazhdon ta bëjë të njëjtën. Si institucione të Kosovës do të jemi pranë familjeve që ta ndajmë dhimbjen së bashku sepse të zhdukurit me dhunë janë familjarë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Liria do të jetë kuptimplotë vetëm atëherë kur na kthehen edhe personat e zhdukur”.

Komento: