Osmani e pret në takim Nadia Murad, njëra prej zërave më të fuqishëm për viktimat e dhu*nës seks*uale

17:35 | 05 Shtator 2024
osmani-e-pret-ne-takim-nadia-murad,-njera-prej-zerave-me-te-fuqishem-per-viktimat-e-dhu*nes-seks*uale

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Nadia Murad e cila është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka thënë se Murad sot ishte në Kosovë që t’i bashkojnë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej.

“Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka thënë Osmani.

Komento: