Osmani: Jemi të tmerruar nga sulmet terroriste, solidazirohemi me Izraelin në këto orë të errëta

12:43 | 07 Tetor 2023
osmani:-jemi-te-tmerruar-nga-sulmet-terroriste,-solidazirohemi-me-izraelin-ne-keto-ore-te-erreta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit.

Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog dhe se lutjet janë për familjet e viktimave.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me PresidentinIsaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.

Komento: