Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës: Janë të padrejta

12:56 | 13 Dhjetor 2023
osmani-kerkon-nga-be-ja-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves:-jane-te-padrejta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns dhe deputetët e tjerë evropianë, për iniciativën e ndërmarrë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani ka shkruar “X” se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare në të gjithë Evropën për mbështetjen tuaj.

Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen”, ka shkruar Osmani.

Komento: