Osmani kujtoi Betejën e Çabratit: Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së

18:03 | 07 Maj 2024
osmani-kujtoi-betejen-e-cabratit:-qofte-i-perhershem-kujtimi-per-te-gjithe-deshmoret-e-uck-se

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri!

 

Komento: