Osmani: Mbështetja e Biden për Kosovën, testament i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona

16:03 | 19 Shkurt 2024
osmani:-mbeshtetja-e-biden-per-kosoven,-testament-i-rrenjosur-thelle-ne-marredheniet-tona

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Osmani foli se si Clinton ishte bërë zë i Kosovës në kohën kur dhuna ndaj kosovarëve “kishte arritur në shkallën e gjenocidit”.

Nga afër shtatores së Clintonit, Osmani tha se angazhimi i presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden për Kosovën ka nisur që herët dhe se ai ka dëshmuar se është mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë për lidhjet e thella të miqësisë që kanë përcaktuar prej kohësh partneritetin tonë”, tha Osmani.

Kjo ditë u shënua me iniciativë të Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit Hovenier.

Komento: