Osmani: Ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është ndër plagët më të rënda që ka Kosova

16:33 | 27 Prill 2024
osmani:-ndricimi-i-fatit-te-te-zhdukurve-me-dhune-eshte-nder-plaget-me-te-renda-qe-ka-kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, sot ka pritur në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

Në njoftim thuhet se presidentja Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.

|poashtu njoftohet se Presidentja Osmani ka riafirmuar angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë në vend drejtësinë.

Komento: