Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit

21:03 | 19 Maj 2024
osmani-neser-pret-ne-takim-ministren-per-zhvillim-social-dhe-familje-te-katarit

Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00, në Kabinetin e Presidentes, shkrun Front Online.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.

Komento: