Osmani nga Samiti Global: Çdo grua është një burim unik frymëzimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Osmani nga Samiti Global: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

20:01 | 26 Qershor 2022

Osmani është duke marrë pjesë në Samitin global.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Tajlandë.

Në këtë samit, të pranishëm ishin rreth 600 pjesëmarrëseve nga mbi 50 vende të botës.

Para këtyre pjesmarrësve, Presidentja Osmani ka mbajtur një fjalim.
Ajo ndër të tjera është shprehur se për të secila grua është një burim unik frymëzimi.

“Kjo nuk është hera ime e parë që marrë pjesë në një Samit Global të Grave, por është hera ime e parë që vizitoj Bankokun dhe jam e lumtur të jem me ju sot. Unë them gjithmonë se nuk ju mungon shoqëria e mirë kur jeni mes femrave të suksesshme dhe imspiruese. Kështu që unë do të jem shumë i sinqertë me ju dhe të them se për mua secila grua është një burim unik frymëzimi”, u shpreh ajo.

Komento: