Osmani ngushëllon familjen e akademik Feriz Krasniqit

10:21 | 27 Janar 2024
osmani-ngushellon-familjen-e-akademik-feriz-krasniqit

Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të akademikut Feriz Krasniqit, i cili vdiq mbrëmë në moshën 93-vjeçare.

Osmani ka thënë se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, “sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të”, raporton Express.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar.  Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!”, ka thënë Osmani./Front Online

Komento: