Osmani për Çmimin Evropian: Ka rëndësi të veçantë edhe më shumë pasi edhe presidenti Rugova e mori të njëjtin

17:03 | 18 Prill 2024
osmani-per-cmimin-evropian:-ka-rendesi-te-vecante-edhe-me-shume-pasi-edhe-presidenti-rugova-e-mori-te-njejtin

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që e ka marrë Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.

Në platformën X, ajo është shprehur se ky çmim ka një rëndësi të madhe pasi është presidentja e dytë e Kosovës pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, që e pranoi të njëjtin vite më parë.

“E nderuar që më është dhënë Çmimi Evropian nga shoqëria Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Kjo pasqyron jo vetëm përpjekjet e mia, por përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të BE-së”.

“Si presidente e dytë e Kosovës që e pranoj këtë çmim, pas Presidentit Rugova, ky çmim ka një rëndësi të veçantë”, ka thënë Osmani.

Komento: