Osmani për rekrutët e rinj të FSK-së: Do ta mbrojnë Republikën dhe qytetarët tanë

19:54 | 24 Dhjetor 2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Osmani e ka cilësuar si vit mjaft të suksesshëm në rritjen e FSK-së, ndërsa ka thënë se ajo po zhvillohet me standarde të NATO-s.

“Sot, në kazermën ”Skënderbeu”, në Ferizaj, certifikuam 190 rekrutë të rinj, me të cilët FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së forcës, gjithnjë konform standardeve të NATO-s dhe në harmoni me praktikat e ushtrive moderne”, ka thënë Osmani.

E para e vendit shtoi se ka besim që ushtarët do të angazhohen me përkushtim në mbrojtje të Republikës dhe gjithë qytetarëve.

“Kam besim të plotë se ushtarët tanë do të angazhohen me përkushtim e përgjegjësi në përmbushjen e misionit të tyre, në mbrojtje të Republikës e të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Komento: