Osmani përkujtoi heroin Ismet Rraci, në 23 vjetorin e vrasjes

13:03 | 24 Prill 2024
osmani-perkujtoi-heroin-ismet-rraci,-ne-23-vjetorin-e-vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë,  shtetndërtimin dhe jetën institucionale.

“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë,  shtetndërtimin dhe jetën institucionale.

Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë.

Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri.

Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka shkruar Osmani.

Komento: